English

Surpriza në dyqanin AMC në Vasil Shanto, çdo ditë një iPhone 4

Tiranë, 27 maj 2011, NOA- Të enjten në mbrëmje AMC hapi zyrtarisht me një aktivitet spektakolar dyqanin e ri në Vasil Shanto.

Ceremonia e hapjes nisi me shorteun, gjatë të cilit jepet çdo ditë një iPhone 4, për gjashtë ditë.

Kushdo ka numër AMC mund të paraqitet në dyqanin Vasil Shanto dhe të plotësojë përgjigjen në formular, në mënyrë që të marrë pjesë në shorte.

Shorteun në dyqanin e AMC në Vasil Shanto e hodhi një personazh i njohur i ekraneve tona, në prani të shumë pjesëmarrësve që prisnin shpalljen e fituesit.

iPhone 4 e ditës së parë e fitoi znj. Eduarta Qose, vajza me fat e cila falenderoi AMC për këtë surprizë të bukur.

Në emër të AMC, Drejtori i Shitjeve të kësaj kompanie, z. Pericles Kanellos, tha se “dyqani i ri pasqyron vëmendjen e AMC ndaj abonentëve, nëpërmjet asistencës profesionale dhe shërbimit miqësor. Ky dyqan, dhe të tjerët që do të hapen shumë shpejt, njëkohësisht dëshmojnë angazhimin e AMC për t’u siguruar abonentëve të vet përvojën më të mirë për sa i përket komunikimit”.

NOA

KOMENTE