Prishtinë, 27 maj 2011, NOA- Ditën e hënë në Prishtinë do të mbahet tryeza për
vlerësimin e Zgjedhjeve Parlamentare 2010, si dhe mësimet e nxjerra dhe Reforma Zgjedhore, të cilën e organizon Shërbimi për Hulumtime Parlamentare i NDI-së.
Në këtë tryezë NDI do të shpalosë një raport mbi vlerësimin e zgjedhjeve parlamentare të 2010-ës.
Theksohet se raporti ka për qëllim që, duke identifikuar sfidat kyçe legjislative, administrative, institucionale dhe politike të procesit zgjedhor, të ofrojë rekomandime të qarta në mbështetje të përpjekjeve për reformë zgjedhore në vend.
I ftuar nderi dhe prezantues kryesor në këtë tryezë do të jetë Guvernatori Howard Dean, ish-kandidat për president të SHBA-ve.
Të pranishëm në këtë tryezë do të jenë, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Haki Demolli dhe Arsim Bajrami të cilat do të referojnë dhe do të japin përshtypjet e tyre mbi mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet e dhjetorit.
a.y/NOA