English

Udhëheqësit e G8: Gadaff nuk ka vend në të ardhmen e Libisë së lirë

E premte, 27 maj 2011, NOA- Në përmbyllje të samitit dy ditor në Devil të Francës, udhëheqësit e vendeve më të industrializuara të botës, të njohur si Grupi i G8-ës, bën të ditur thirrjen e tyre për dorëheqjen e udhëheqësit libian, Muamar Gadaff.

Në deklaratën përfundimtare të tyre theksohet se, Gadaff nuk ka vend në të ardhmen e një Libie të lirë e demokratike, prandaj duhet të largohet.

Më tej bëhet thirrje që t’i jepet menjëherë fund përdorimit të forcës kundër civilëve nga trupat libiane dhe thuhet se personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi.

Në vijim theksohej se, mund të japin deri në 40 miliardë dollarë ndihma për vendet arabe, që përpiqen të vendosin demokracinë.

a.y/NOA

KOMENTE