Durrës, 27 maj, NOA – Një 15-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrushkull të Durrësit dhe personi i aksidentuar është Durim Kovaçi. 15-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë.
Pas përplasjes, automjeti që ka kryer aksidentin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia e Durrësit ka nisur hetimet për identifikimin e drejtuesit të makinës që kreu aksidentin dhe arrestimin e tij. Ndërkohë që po kryehen hetimet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit.
a.k/NOA