Londër, 27 maj NOA-Shkencëtarët në Universitetin e Warwick, në Mbretërinë e Bashkuar, kanë zbuluar një formë të re të kolesterolit, të quajtur "ultra ti keq", i cili rrit ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Zbulimi u bë ndërsa studiuesit ishin duke studiuar format e ndryshme të kolesterolit të dëmshëm.
Dendësia e kolesterolit të zbuluar është shumë më e rrezikshme se ajo e kolesterolit të keq. Shkencërisht quhet MGmin-LDL, dhe ka, në fakt, molekula sheqeri më të vogla dhe më të dendura se kolesteroli LDL.
Forma e tij lejon ti bashkëngjitet lehtë mureve të arterieve, duke siguruar një pikë fillimi për akumulimin e rrezikshmëm të pllakave yndyrore. Ndërsa depozitimi i tyre rritet, arteret ngushtohen, duke shkaktuar infarktin në zemër ose tru.
Ky lloj i ri i kolesteroli, sipas studiuesve, është më shumë i pranishëm te të moshuarit dhe te njerëzit me diabet të tipit 2.
Ndaj ekspertët këshillojnë të mbani kolesterolin nën kontroll, duke kontrolluar mirë ato që hani. Sipas specialistëve yndyrat më të dëmshme janë të pranishme në sasi të mëdha, veçanërisht te margarina, e përdorur gjerësisht në përgatitjet industriale.
a.e./NOA