Torino, 27 Maj NOA - Vazhdon të marrë gjithnjë e më shumë formë Juventusi i ri i drejtuar nga Conte.
Pas Pirlos, ka qenë radha e Reto Ziegler që tashmë është zyrtarisht një lojtar i Juventusit.
Pas vizitave mjekësore mbrojtësi i krahut me origjinë zvicerane ka hedhur firmën e tij në një kontratë katër-vjeçare që do ta lidhje me skuadrën e Juventusit deri më 30 qershor të vitit 2015.
Ish-futbollisti i Sampdorias, është i klasit 1986 duhet theksuar se ka mbërritur tek bardhë e zinjtë me parametër zero.
r.b/NOA