Vlorë, 28 maj 2011, NOA- Policia e Vlorës, ka arrestuar mbrëmjen e kaluar një hajdut magazine, i cili pasi hyri brenda saj vodhi 500 arka birre.
Artan Telati, banues në qytetin e Vlorës i moshës 40 vjeçare, u ndalua nga blutë e qytetit bregdetar si i dyshuar kryesor dhe autor i vjedhjes së magazinës së ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri” në pronësi të shtetasit N. K, 41 vjeç.
Burime zyrtare nga policia e Vlorës thonë se, Telati pasi ka hyrë në magazinë ka marrë nga aty 500 arka me birrë “Kaon” me një vlerë të përgjithshme prej rreth 700.000 lekësh.
Ndaj tij Gjykata e rrethit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, deri në përfundim të hetimeve për veprën penale të “Vjedhjes”.
a.y/NOA