“Lufta është rrjedhojë e falimentimit të qenies njerëzore”
Intervistë me Elvira Dones/ Pas pjesëmarrjes së saj në iniciativën “ Liber@mente: Fiabe sul filo della rete”, në të cilën u takua me fëmijët e shkollave gjenoveze të ciklit të mesëm, të impenjuara këto në një projekt ndërkulturor me shkollat shqiptare në Berat dhe Pogradec, pas takimit me studentët e Fakultetit të Mjeksisë të Gjenovës, me rastin e iniciativës “Aspettando il Suq” në të cilën trajtoi një nga temat më të dashura të saj: “Gratë, amësia dhe të drejtat”, dhe pjesëmarrjes në “Che tempo che fa”, talk shoë italian, realizuar nga Fabio Fazio në RAI 3. Ky ‘tour de force’ italian i shkrimtares me origjinë shqiptare Elvira Dones, vazhdoi me pjesëmarrjen e saj në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino, ku Sonila Alushi mundi ta takojë dhe ta intervistojë për Albania Neës.
Ajo erdhi në takimin që kishim planifikuar e buzëqeshur dhe vezulluese, pa marrë parasysh lodhjen, Një takim ky i programuar prej kohësh, në të cilin arrij shumë e emocionuar, por ajo, një grua e thjeshtë me mënyra shumë elegante, të mirësjellshme, plot kujdesje, tipike këto të një zonje e një nëne shqiptare, më qetëson plotësisht brenda pak minutave.
Flet ashtu siç shkruan Elvira: gjuha e saj është e pasur, por në të njëjtën kohë shumë e thjeshtë, që arrin në ndërgjegjen e njerëzve në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa kamuflime. Bën përshtypje guximi i saj në shprehjen e asaj në të cilën ajo beson dhe në luftën që bën për atë çka beson, pa iu trembur faktit që zbulon kështu tipin e gruas që ajo është. Lë përshtypje thjeshtësia e saj, në gjestet, në shprehje dhe në kujdesin që të tregon, duke refuzuar në këtë mënyrë çdo tentativë të lexuesve, përfshirë këtu edhe mua, për ta ngritur në piedestalin e shkrimtares së adhuruar. Dhe lë përshtypje thjeshtësia dhe durimi me të cilat ajo iu përgjigj pyetjeve të shumta.
Ju jeni nënë, shkrimtare, gazetare dhe skenariste. Si arrini të koordinoni këto role me gjithë impenjimet që ato përmbajnë?
Mund te shtoja edhe “shume e lodhur”!!! Sinqerisht nuk e di! Nuk ndodh qe dikush mendon qe ne fillim nese do ia dale mbane apo jo. Fillon pak nga pak, per te arritur deri aty sa çdo gje te beje pjese ne jeten e perditeshme. Nje gje eshte e qarte: e kam ditur gjithnje qe do behesha nene dhe jam nje nene tipike shqiptare, nje nene ballkanike, tamam nje grua me nje sens te forte amesor. Pra kete rol nuk e kam vene kurre ne dyshim qe ne fillim, kur lindi femija im i pare, Antony ndersa une isha vetem nje 19- vjeçare. Jemi rritur bashke une dhe djali im, sepse ne nje fare menyre isha femije edhe une vete.
Mendoj qe deshira, pasioni i asaj qe ben eshte kaq i madh sa te ndihmon te mesosh pak nga pak te drejtosh gjithshka. E mos harrojme gjithashtu se jemi gra shqiptare ashtu si nenat tona, qe na kane mesuar qe ne femijeri te punojme pa ndalim. Ne fund te fundit ne nuk kemi jetuar nje femijeri te vertete. Ne nuk kemi qene kurre femije, kemi qene gra te vogla dhe kete e dime te gjitha ne. E kam kuptuar vone kete fakt, vetem atehere kur ne Zvicer shikoja shoqet e mija, koleget e mija qe, edhe pse punonin me pak ishin me te lodhura se une, Ndersa une duroja, perballoja gjithshka dhe pa u ankuar. Per kete arsye, perveç pasionit, me ka ndihmuar shume fakti i te qenit shqiptare.
Ja, me ka ndihmuar nena ime e cila, ka filluar te me mesoje, qe kur isha ne moshen 7 vjeçare, se si drejtohet nje shtepi, duke bere te mundur qe une te mos arrija te kuptoja asnjehere se çdo te thote te mbytesh ne nje pike uji. Duke thene kete fakt, shtoj edhe qe ka qene e veshtire, po, shume e veshtire. Tashme me pak, per arsye se femijet jane rritur dhe jane te pavarur. Tashme kam me teper kohe per profesionet e mija qe kerkojne shume pune dhe shume disipline. Une s'mund t'i lejoj vetes kurre rremujen. Nuk grumbulloj asnjehere shume pune se s'mundem ta bej. Do te ishte nje luks te mund te lija menjeane diçka, por ky eshte nje luks qe s'mund ti lejoj vetes. Perveç ketyre gjerave, me pelqen edhe gatimi sepse gatimi eshte nje relax por, mbi te gjitha eshte tranzmetim dashurie. Eshte e rendesishme ti shoh njerezit e mi te dashur te ulur rreth nje tavoline. Duhet te them qe edhe bashkeshorti im, Vasko me ndihmon shume.
Cila është mënyra e gatimit që preferoni, ajo që përdorni më tepër? Mënyra e gatimit tonë mesdhetar apo ajo e kuzhinës amerikane?
Une gatuaj kuzhine shqiptare, ate alla italiana, me pelqen shume edhe kuzhina franceze dhe ajo e Afrikes se Veriut e cila me lejon te ve ne pah te tere fantazine time ne kete drejtim. Persa i perket kuzhines amerikane, kam provuar vetem nouvelle cuisine te Kalifornise. Shtepia jone ne SHBA eshte si nje port i vogel detar ne te cilin shume miq vijne per te ngrene qoftet tona shqiptare, tarator, byrek dhe shume piatanca te tjera.
Shpesh kolege dhe miq ftohen vete edhe per kuzhinen italiane te cilen e pelqen shume edhe familja ime. Duhet te them qe me pelqen shume edhe kuzhina indiane. Domethene adhuroj gatimin.
Pas shtatë librash në gjuhën shqipe, Elvira vendos të shkruajë në italisht. Ekziston një motiv i veçantë që ju shtyu drejt këtij vendimi?
Ka ndodhur ne menyre te natyrshme me qene se kam jetuar per 16 vjete e gjysem ne Zvicren italiane. Shume tekste te gazetarise i pata shkruar ne italisht, ne perkthimin nga shqipja ne italisht te dy librave te mi, u detyrova te nderhyja vete ne menyre te thelle. Nje tjeter liber e kisha perkthyer une personalisht dhe keshtu i thashe vetes qe atehere mund te shkruaja direkt ne italisht. Edhe botuesit me kishin keshilluar te njejten gje. Keshtu iu afrova letersise ne italisht, shkrimit ne italisht ne menyre shume te natyrshme, por edhe me nje ndrojtje te madhe duke menduar se po i beja nje padrejtesi, me qene se gjithnje e kam dashur dhe ende e dua kete gjuhe. Duke qene shkrimi e vetmje fè per mua, nuk ishte aspak e thjeshte shkrimi i nje romani direkt ne italisht. Mund te them qe edhe per librin “Virgjeresha e betuar”, fillimi, frazat e para te romanit me erdhen ne italisht, filloi ne italisht pa e kuptuar as vete une, prandaj edhe vazhdoi keshtu.
Shpesh, nëpërmjet librave tuaj, artikujve dhe shumë intervistave, kemi vënë re një ndjeshmëri të veçantë që ju shprehni ndaj argumentit “gratë, dhimbjet, të drejtat dhe emancipimi”. Duket sikur është pika juaj e dobët. Shumë ju akuzojnë një farë feminizmi. Po ju si do ta përshkruanit veten në këtë rast?
Do te ishte nje nder te isha feministe. Mos harrojme qe feminizmi ne Europe ka bere qe grate te kene ato te drejta te cilat i gezojne edhe sot e kesaj dite. Por rruga per te ndjekur drejt arritjes se barazise te se drejtave eshte ende shume e gjate edhe per grate perendimore, merreni me mend si duhet te jete per ne grate e Ballkanit, dhe te Evropes Jug-Lindore. Une nuk e kam konsideruar veten asnjehere feministe thjeshte per faktin se nuk kam patur menyre te mar pjese ne ndonje grup perberes te Levizjes Feministe, por kam vezhguar me nje shikim jashtezakonisht te kujdesshem kushtet e gruas si ne Shqiperi ashtu edhe ne pjese te tjera te botes, ku shkoj per arsye pune. Pastaj, çdo te thote te jesh e akuzuar per feminizem?!
Per me teper ne tokat tona, eshte per t'u uruar dalja ne pah e grave te cilat me menyra inteligjente dhe jo me menyra ushtarake, (si neper llogore), kerkojne dhe fitojne te drejtat e tyre dhe respektin qe u takon. Sigurisht une nuk mbeshtes dhe as me pelqen feminizmi teper ideologjik, i cili tregon mashkullin si zhener negativ, zhaner i cili duhet luftuar duke u perpjekur keshtu te ndajne boten ne dy grupe. Keshtu jo, se ne grate dhe burrat plotesojme njeri-tjetrin dhe nuk godasim kunder njeri- tjetrit. Kemi thjeshte nevoje per dashurine e njeri-tjetrit. Dhe pikerisht nga kjo pikenisje, duhet te fillojme te dialogojme dhe te ndertojme barazine.
Ndersa per levizjen feministe te '68, zemerimi, furia e shprehur me tone me te forta dhe ndoshta te ekzagjeruara, ishin te dobishme per ate kohe te protestave femerore sepse vetem keshtu u be e mundur qe te degjohej zeri i tyre dhe te fitohej terren. Sot ekziston nje tjeter tip feminizmi te cilin une do ta quaja me drejte “ levizja e grave te vetedijeshme”. Ne tokat tona shqiptare, kosovare dhe ato te Ballkanit ne pergjithesi, jane shume te nevojeshme gra inteligjente dhe te vetedijeshme te cilat ndihmojne edhe gra te tjera ne menyre te zgjuar, aktive dhe me largpamesi. Sepse problemi nuk qendron veç ne faktin e fitimit te se drejtave veç per ne sot dhe fitimit te atij pozicioni te respektueshem dhe normal kaq te kerkuar dhe te merituar, por qendron ne faktin qe duhet ti leme vajzave tona nje Shqiperi me te mire per grate, per te gjithe.
Une mendoj se sot per sot ne Shqiperi, edhe nga vete grate, nuk po behet shume ne kete drejtim. Duhet te ngrihet zeri me shume edhe ne menyre me te drejte dhe jo vetem duke festua festen e 8 Marsit ; nuk mendoj qe s'duhet te festohet, me kuptoni drejte, por besoj qe grate duhet te organizohen me shpesh per te kerkuar dhe fituar te drejtat ne Shqiperine tone e cila mbetet ende shume maskiliste. Mes grave te shoqatave te ndryshme, studenteve te universitetit, mes grave te diaspores kemi nje numer te madh te atyre shume, shume te afta te cilat une mendoj mund te organizohen shume me mire per te realizuar akoma me teper.
Në politikën shqiptare, ka shumë pak gra që na përfaqësojnë. Si shpjegohet ky fakt sipas jush?
Ky eshte nje problem shqiptar ashtu si edhe ballkanik: vendet tona kane qene gjithnje maskiliste duke bere te mundur keshtu qe gruaja te jete shume pak e perfaqesuar, per mos thene aspak e perfaqesuar per shume, shume kohe.
Keshtu qe perpjekjet e para te viteve te fundit lene ende per te deshiruar sepse per ato pak elemente femerore qe kemi ne politiken shqiptare, kemi nje pjese te madhe te grave te tjera sidomos neper zonat e fshatrave, te cilat nuk jane aspak te perfaqesuara. Kemi ende nje rruge te gjate per te pershkuar ne drejtimin e emancipimit te vertete. Ky maskilizem i forte qe ben pjese ne kulturen tone, ne traditat e vjetra, duhet çrrenjosur, duhet u nderruar e modifikuar.
Cilat nga këto fraza preferoni, ose më mirë, e ndjeni të tuajën: “e huaj gjithkund”, apo “në shtëpinë time kudo”?
Sigurisht “ ne shtepine time kudo”. Kam nje maredhenie shume te veçante me vendet e ndryshme sepse, para se gjithash, nuk kam ndjenje te perkatesise te llojit nazionalist patriotik dhe, çdo gje qe bej, e bej sepse e ndjej dhe nuk provoj ndjenjen e detyrimit. Detyrat vijne me pas pikerisht se eshte pasioni, eshte dashuria ajo qe te çon drejt detyres. Keshtu qe une gjendem mire gjithkund, ndoshta edhe pse jam paksa cigane ne natyren time. Nuk arrij dot te qendroj palevizur. Ndjej shume te nevojeshme te njoh dhe te prek me dore kultura te tjera, gjuhe te ndryshme, shprehi, realitete dhe kerkoj te informohem per jithshka mbi vendin ku momentalisht jetoj: nga sociologjia e deri tek politika, nga letersia e deri tek kinematografia. Ja p. sh. . une ushqehem me buke dhe filma ne nje fare menyre. Me ndodh shpesh te filloj diten duke pare nje film ende pa ngrene mengjesin.
Po, ne shtepine time kudo, vertete, por kjo s'do te thote qe ndonjehere nuk kam momente vetmie: e kush nuk i ka momente te tilla. . si mund te arrihet qe mos t'i kemi?? Vetmija ben pjese tek ne, qeniet njerezore dhe une jam mesuar qe ne femijeri te vleresoj vetmine dhe ta drejtoj ate ne menyre te duhur duke lexuar dhe shkruar shume shpejt. Nje shkrimtar shpesh ndodhet ne vetmi.
Kur keni filluar të shkruani?
Kam qene gjithnje nje femije paksa “i çuditshem”: kisha vendosur te shkruaja qe kur kisha kater vjeç e gjysem. Nuk e dija se çdo te thoshte ekzaktesisht te jesh nje shkrimtare, por e dija mire qe deshiroja te isha e tille dhe keto deklarate te mija shiheshin si çmenduri nga te rriturit aq sa shkaktonin te qeshura tek ta. Ne moshen 10 vjeçare kam shkruar romanin tim te pare prej pak faqeve dhe e titullova “Roman” sepse nuk arrija te gjeja nje titull tjeter. Ky “Roman” i imi kishte nje kopertine shumengjyreshe dhe faqet te gjitha te numeruara si nje roman i vertete. Sigurisht qe e ruaj ende me shume xhelozi kete roman te pare te titulluar “Roman”.
Sot përdoret shumë fjala “integrim” dhe ata që mbajnë në kurriz me shumë mundim peshën e kësaj fjale kaq të komplikuar, jemi ne, italianet e rinj me origjinë të huaj. Cdo të thotë ekzaktësisht për ju fjala “integrim”?
Une jam paksa e ngurte ne perdorimin e kesaj fjale. Ndoshta sepse ndjej bezdi nga ajo, me qene se si shqiptare kane qene nje mundim i madh vitet e para ne emigracion, kam qene veç nje numer ne listen e policise zvicerane si te gjithe emigrantet, nuk arrija te gjeja nje punesim qe deshiroja, deri sa u bera shkrimtare, atehere ndryshoi muzika. Pra kam kaluar vete shume veshtiresi, por jo te gjitha ato qe ka jetuar dhe vazhdon te jetoje ende pjesa me e madhe e diaspores shqiptare sidomos ne Itali dhe Greqi e cila ka qene dhe mbetet edhe sot nje absurditet ne zgjidhjet e saja politike mbi emigracionin. Pra edhe pse mua me ka shkuar shume me mire, jam shume e ndjeshme ndaj fjales “integrim”. Per mua integrim do te thote asimilim total dhe ky eshte motivi per te cilen nuk e pelqej kete fjale. Une do kisha perdorur fjalen “bashkejetese”, te mesohemi te jetojme se bashku, te mesohemi te njohim njeri-tjetrin. Bashkejetesa sipas meje eshte kyçi per gjithshka.
Nje fjale tjeter te cilen nuk mundem ta honeps eshte fjala “tolerim”. Cdo te thote kjo “te toleroj”? Kjo fjale permban nje fare nenshtrimi. Duke te thene “te toleroj”, duket sikur te shohin nga lart poshte, duket sikur po te bejne nje nder.
Ndoshta pse jam natyre teper entusiate, por une shoh nje fare ndryshimi pozitiv per shqiptaret ne Itali. Bashkatdhetaret tane sikur jane “sdoganuar” ne nje fare menyre. Por eshte per te shtuar ne menyre te trishtueshme qe si ndihme na ka ardhur edhe fakti qe pas nesh, Italia ka njohur shume dyndje te tjera migratore te etnive te ndryshme drejt te cilave u spostua vemendja mbi diferencat dhe frika gjithashtu.
Ne shqiptaret, me shume mundime, me sakrifica, duke ulur edhe koken kemi bere te qarte qe ne nuk jemi nje popull i perbere nga faqezinj, perkundrazi. . . dhe ata qe faqezinj kane qene edhe jane non na perfaqesojne aspak. Pak nga pak, ne linja te pergjitheshme, me durim te jashtezakonshem, kemi ndertuar diçka. Sigurisht, racizmi veshtire se vdes dhe besoj qe nuk do te zhduket kurre. Pra nuk kam ndermend te pershkruaj kete situate si nje fushe me lule, dua vetem te shoh hapat pozitive qe jane bere ne keto 10 vjete te fundit te diaspores shqiptare.
Si e shihni faktin që diasporës shqiptare nuk i jepet mundësia të votojë në selitë e konsullatave dhe të ambasadave për të zgjedhur politikën administrative dhe qeveritare të vendit të vet përkatës?
Vetem dy fjale mund te them: skandaloz dhe i papranueshem. Kjo situate duhet te ndryshoje sa me shpejt. Eshte nje trishtim trondites. Konsideroj kete fakt si nje mungese pergjegjesie skandaloze ndaj se ardhmes se nje vendi te vogel si ky i yni, popullsia e te cilit nuk i tejkalon tre milione e gjysem banore. Gati nje milion e gjysem jetojme jashte vendit dhe, fakti qe nuk jemi pjesmarres eshte me te vertete pa kuptim dhe i papranueshem.
Në mbrëmjen e 14 marsit, në emisionin televiziv “Che tempo che fa?” të drejtuar nga gazetari i njohur Fabio Fazio, ju jeni shprehur se luftrat janë rrjedhojë e falimentimit të qënies njerëzore. Prekëse kjo deklaratë e fortë e juaja. A mund të na thoni diçka me tepër mbi këtë?
Nje deklarate e forte kjo dhe aspak ngushelluese. Por eshte veç e verteta fatkeqesisht. Eshte i njohur fakti qe dialogu per paqen ka deshtuar ne te gjitha drejtimet. Mekanizmet e diplomacise dhe te politikes nuk po mund t'ia arrijne qellimit, para se lufta te filloje, ne ndalimin e tmerrit dhe ne berjen te mundur qe llogjika te funksionoje. Pra jemi duke falimentuar edhe pse eshte e vertete qe ekzistojne shume levizje per paqen neper bote. Ka zona paqeje ne çdo shoqeri, ne çdo vend dhe ka shtete qe inkurajojne dialogun perpara se bombat te fillojne te bien, por me sa duket nuk jane te mjaftueshme keto. Koinçidence
evidente edhe dalja e librit tim te ri “ Lufta e vogel perfekte qe pershkruan luften e fundit ne Kosove, qe te sjell nder mend edhe luften aktuale ne Libi.
Projekti me normal dhe i natyrshem i qenies njerezore duhet te ishte paqja, bashkejetesa ne kete Toke te bekuar, por keshtu nuk ndodh. Historia e njerezimit eshte e perbere nga lufta, nje lufte qe vazhdon pa mbarim.
“Lufta e vogël perfekte”, romani juaj i fundit që tregon dhimbjen dhe normalitetin e luftës sepse njerëzimi, pa marë parasysh asgjë, ka kthyer në normalitet edhe luftën. Cili mund të jetë ilaçi kundër luftës sipas jush?
Bukuria dhe miresjellja. Po ju kerkoj leje nje moment per te shpjeguar me mire kete fjale te fundit edhe pse nuk jam e bindur nese arrij te shpreh forcen qe kjo fjale permban p. sh ne gjuhen angleze, e cila ne kete rast eshte paksa e ndryshme nga ajo e gjuhes italiane: “decency” ne anglisht ka te beje me forme me te larte te thjeshtesise, te aftesise per te degjuar dhe per te pervetesuar boten pa agresivitet.
Kur flas per bukuri, nuk behet fjale vetem per estetiken ne pamjen e jashtme, por behet fjale per bukurine e aftesise per te degjuar tjetrin, e aftesise per te perballuar edhe luften me dinjitetin e grave, si ato te Kosoves per shembull. Kam shume mikesha kosovare dhe shkoj shpesh ne Prishtine per ti takuar. Ne kete qytet me mbetet zemra sa here qe shkoj. Ndoshta sepse ato 78 dite te konfliktit i kam jetuar ne nje menyre shume te afert ne saje te veshtrimeve dhe tregimeve te miqve dhe mikeshave te mija kosovere si ne Prishtine, ashtu edhe ne Zvicer.
Grate kosovare me kane mesuar ç'eshte bukuria. Ato gra me kane treguar mbi perdhunimin me nje thjeshtesi dhe nje dinjitet te pabesueshem.
Parathënia e bukur dhe sugjestive e këtij romani është e Roberto Savianos, shkrimtari dhe gazetari italian shumë i njohur dhe i vlerësuar edhe në Shqipëri. A mund të na thoni diçka mbi marrëdhëniet tuaja?
Jemi njohur ne saje te letersise: une di qe ai kish lexuar vite me pare romanin “ Diell i djegur”, te perkthyer nga shqipja ne italisht. Me pas kish lexuar “ Virgjeresha e betuar” dhe keshtu me rradhe. . Besoj se na bashkon nje lloj letersie impenjative, nje vizion i letersise ky ne funksion te shoqerise, ne funksion te asaj qe ndodh, ne sherbim te hetimit, te vendeve tona kaq te komplikuara. Italia e tij, Napoli i tij, Shqiperia ime, Tirana ime Ballkani im. Tmerri dhe bukuria e Ballkanit ashtu si edhe tmerri dhe bukuria e Napolit, e Italise se Jugut, e Italise ne pergjithesi. Ja, keto gjera na bashkojne dhe na bejne te kemi nje vleresim reciprok per njeri-tjetrin.
Lexojme njeri-tjetrin, ballafaqohemi me njeri-tjetrin. Pra te njejtat preokupime dhe te njejtat ndjenja per vendet tona perkatese. Vijme dy anet e te njejtit det dhe besoj qe eshte e veshtire mos te duhemi duke dashur te njejtin det te mrekullueshem qe na ndan dhe na bashkon. Kjo ndodh me Roberton, por kjo ndodh edhe me shume shkrimtare te tjere, ata te Ballkanit me te cilet une mbaj maredhenie te forta miqesie, sepse edhe ata kane pershkruar luften, si per shembull ate te Serbise. Nje pene e mrekullueshme serbe eshte Vladimir Arsenijevic, per te cilin kam nje respekt te jashtezakonshem dhe qe eshte perkthyer ne gjuhen shqipe pikerisht ne Kosove.
Ne Paris eshte zhvilluar kohet e fundit nje takim shume i bukur i shkrimtareve te Ballkanit. Jemi gjithnje ne kontakt, bashkebisedojme, shkembejme vazhdimisht informacione duke shpresuar qe qeverite tona perkatese te bejne diçka me teper dhe me mire.
Së fundi, do dëshiroja të kisha një opinion nga ju mbi politikën shqiptare në pergjithësi dhe mbi zhvillimet e zgjedhjeve të fundit administrative.
Mendoj se eshte jashtezakonisht e nevojeshme nje ndryshim ne Shqiperi. Flas ne kete menyre si nje person qe nuk i eshte bashkangjitur asnje ane politike. Deshiroj qe ky fakt te jete sa me i qarte, me qene se kam degjuar shume akuza ndaj te cilave jam indiferente. Kam vendosur te bej ate qe po bej tani, te jem nje shkrimtare dhe si e tille, kam vendosur te mos teserohem ne asnje ane. Sigurisht qe une kam bindjet e mija te lidhura keto me problemet sociale ne pergjithesi me te cilat merrem, prandaj zemra ime rreh nga ana e se majtes se moderuar dhe refuzoj te flitet per komunizem ne te cilin shpesh ndokush me vendos. Por dua edhe te di se cili nga politikanet e sotem shqiptare te cilet perdorin komunizmin si propagande, nuk ka qene komunist ne kohen e diktatures se eger te Enver Hoxhes?!
Shqiperia eshte nje bote me vete persa i perket politikes. Situata eshte jashtezakonisht e komplikuar, me qene se e kaluara e saj eshte ende shume e pranishme. Te mos harrojme se e kaluara e saj nuk eshte shume e larget, perkundrazi, eshte teper e afert dhe pikerisht per kete edhe shume e pranishme.
Une jam dhe luftoj per nje te ardhme me te mire per Shqiperine, per nje shoqeri te shendoshe dhe nje demokraci qe te filloje te forcohet seriozisht me ne fund. Duke u nisur nga ky kendveshtrim, mendoj se pas kaq shume vitesh, ka arritur nje moment ndryshimi te vertete radikal per koalicionin e PD. Me te thene kete gje, perseris qe nuk mbaj anen e askujt ashtu siç kam bere gjithnje. Jam shume kritike si ndaj te djathtes shqiptare ashtu siç jam shpesh kritike edhe ndaj se majtes. Ne kete moment ajo çka populli shqiptar percepton eshte nje doze e madhe e korrupsionit nga te dyja palet. Nje zhurme e perbere nga ulerima, fushata elektorale te drejtuara ne menyre te pakonceptueshme, me tone politike dhe televizive kaq agresive, sa populli mbytet ne merzi duke u larguar dhe duke mos u interesuar me per vendimet dhe per politiken e vendit te vet, dhe ky eshte nje fakt shume i rezikshem.
Mendoj se edhe koalicioni i se majtes ka probleme ne kete periudhe dhe dy jane ato me kryesoret: gjuha e komplikuar qe nuk arrin te hyje ne fshatrat, neper familjet e perbera nga njerez te zakonshem, njerez te thjeshte siç eshte pjesa me e madhe e jona. Nevojitet nje komunikim me i thjeshte dhe me i besueshem, i drejteperdrejte dhe jo i komplikuar qe arrin te hyje me lehtesi ne zemrat dhe mendjet e njerezve te thjeshte, te popullit ne pergjithesi. Ndersa problemi i dyte eshte mungesa e venies ne qarkullim te “gjakut te ri”. Ky problem i takon edhe PD ne te cilin klani Berisha ka gangrenizuar te gjithe partine duke futur ne politike interesat dhe buissenes. Te dyja palet jane te bllokuara pa dhene keshtu mundesi shume te rinjve te pergatitur politikisht, te ecin perpara duke rinovuar idete dhe projektet. Duke krahasuar tonet e se majtes me tonet e se djathtes, ato me permbajtje fyese te cilat veçanërisht Kryeministri yne Berisha perdor, jane me absurdet dhe me te papranueshmet.
Përveç inicialeve të emrave përkates të kryeministrave të të dy vendeve, (Itali dhe Shqiperi), domethënë S. B, cilat janë ose mund të jenë ngjashmëritë ndërmjet politikës bashkëkohore shqiptare të S. Berishes dhe asaj italiane të S. Berlusconit?
Kjo menyre e konceptimit te politikes si nje biznes personal. Ne fund te fundit, Kryeministri italian, është pronar i pothuajse te te gjitha mediave televizive italiane dhe po keshtu po ndodh edhe ne Shqiperi gjithnje e me teper. Kjo menyre e veshtrimit te politikes si nje kryetar klani, duke e ndërsyer ate, duke e futur ne xhep dhe duke u bere shume agresive ndaj atyre qe tentojne tua heqin kete lloj pushteti nga dora per ti kthyer shtetit te tyre nje respekt me te madh. Ja se cilat jane ato ngjashmeri më domethenese ndermjet dy vendeve tona, duke patur secili modalitete te ndryshme sipas karakteristikave qe çdo vend ka.
Përkthyer ne shqip nga Esmeralda Tyli