English

Gjykimi i Mlladiç në Hagë, familjarët kundër ekstradimit

Beograd, 28 maj 2011, NOA - Familjarët e ish-gjenaralit serbo-boshnjak të luftës, Ratko Mlladiç janë shprehur kundër ekstradimit të tij në Hagë. Avokatët e ish-kriminelit të luftës në ish-Jugosllavi kanë deklaruar se Mlladiç nuk është i vetëdijshëm për gjendjen, në të cilën ndodhet, ndaj kërkojnë asistencë shëndetësore e psikologjike.

Të hënën, avokati mbrojtës i ish-udhëheqësit të ushtrisë serbe do të paraqesë një kërkesë kundër vendimit për ekstradimin e Mlladiç në Hagë, me argumentin se gjendja e tij shëndetësore nuk i lejon transferimin.

Ndërkohë në Beograd janë marrë të gjitha masat për të ndaluar protestat që kanë paralajmëruar ultranacionalistët dhe ekstremistët serbë.

Vetë Mlladiç ftoi mbështetësit e tij të vetëpërmbahen dhe të mos shkaktojnë trazira.

Këtë deklaratë të të akuzuarit për krime kundër njerëzimit në Bosnje e Hercegovinë e bëri publike avokati i Mlladiç, i cili pas arrestimit në 26 maj ndodhet tashmë në një qeli speciale burgu në Beograd.

Ultranacionalistët serbe kanë kërcënuar se do të manifestojnë kundër ekstradimit të një prej kriminelëve më të tmerrshëm kundër njerëzimit në Tribunalin e Hagës, Ratko Mlladiç që akuzohet për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë mbi 8000 burra muslimanë boshnjakë e kroatë.

mit/NOA

KOMENTE