Tiranë, 28 maj 2011, NOA- I parashikuar për tu mbledhur paraditen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për ditën e hënë shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike, për vlerësimin dhe numërimin e 26 kutive të votimit.
Burime zyrtare nga ky komision bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se kjo mbledhje do të mbahet ditën e hënë në orën 09.30, dhe kjo shtyrje mësohet të jetë bërë pasi në shqyrtim do të për përfshihen edhe dy kërkesa të Partisë Socialiste për Tiranën.
Ndërkaq kërkesa e Partisë Socialiste ka po të njëjtën përmbajtje me atë të Partisë Demokratike, për ndryshimin e tabelës së rezultateve.
Shqyrtimi i ankimimit të Partisë Demkratike, kërkohet pas dorëzimit në KQZ të një ankese mbrëmjen e së shtunës nga përfaqësuesi ligjor i demokratëve në këtë komision, Njazi Kosovrasti.
Këtë fakt e konfirmoi edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj e cila tha se, PD i qëndroi premtimit të saj se do të kërkonte rivlerësimin e votave të kontestuara pa marrë parasysh se cili do të ishte rezultati aktual për zgjedhjet në Tiranë, duke theksuar edhe njëherë se është e nevojshme që votat e çdo qytetari të lexohet.
a.y/NOA