Tetovë, 28 maj 2011, NOA- Mbyllja e një fabrike në Tetovë ka bërë që të hidhen në rrugë 220 persona, duke shtuar kështu numrin e të papunëve në Maqedoni.
Bëhet fjalë për largimin e një kompanie norvegjeze e cila mësohet të jetë tërhequr nga ndërmarrja “Teteks Jarn” në Tetovë, duke çuar kështu në mbylljen e fabrikës.
Thuhet se vendimi për mbylljen e saj është bërë për shkak të borxheve që ishin krijuar dhe thelluar, edhe pasi faktit që investitori norvegjez kishte riaktivizuar kontingjentet e prodhimit.
Sakaq, përmbaruesit gjyqësor gjatë këtyre ditëve kishin nisur të paguanin borxhet e pashlyera të kompanisë dhe kishin tërhequr disa makineri, që ishin vënë si garanci bankare.
Ishte pikërisht investitori Norvegjez ai që kishte bërë funksionale dhe aktive fabrikën e tekstilit në Tetovë, por pas mbylljes së saj punëtorët ngelën jo vetëm pa punë por edhe me 6 muaj rrogë pa marrë.
a.y/NOA