English

Obama: Me Ivanov diskutojmë vetëm rreth çështjes së emrit

Varshavë, 28 maj 2011, NOA- “Maqedonia është një shembull i përkryer. Gjithnjë kur takohem me presidentin e këtij vendi, bisedojmë vetëm për çështjen e emrit. Kjo më frustron. Ju premtoj president Ivanov se edhe njëherë do të bisedojë me Papandreun për këtë çështje. Besoj se edhe ai dëshiron dhe është i gatshëm për zgjidhje”, është shprehur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama gjatë takimit me Presidentin Maqedonas George Ivanov në samitin e liderëve në Varshavë.

Më tej kreu i SHBA-ve, në kuadër të darkës së punës në takimin e presidentëve të Evropës qendrore, në Varshavë, vlerësoi se të gjitha vendet e Evropës qendrore dhe lindore kanë probleme individuale si etnike, politike dhe ekonomike.

a.y/NOA

KOMENTE