English

Parashikimi i motit, për 29 maj 2011

Tiranë, 28 maj 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e sotme ka nisur me kthjellime në zonat e ulëta dhe ato bregdetare, ndërsa zonat malore janë dominuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në mesdite i gjithë vendi ka qenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Pjesa e dytë e ditës ka sjellë kalime vranësirash në zonat e ulëta dhe bregdetare të cilat janë rrezikuar nga shira të izoluar, ndërsa zonat malore verilindore dhe juglindore kane vijuar me vranësira dhe shira ne formë rrebeshi. Edhe gjatë natës parashikohet që pjesa më e madhe e vendit të jetë me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehte me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të mbetet i ulët.

Parashikimi i motit për Europën

Qarkullimi i masave ajrore veriore të ftohta dhe të lagështa kanë kushtëzuar në Europën Veriore - Veriperëndimore mot të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat kanë dominuar gjatë gjithë ditës, ndërsa masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike janë vendosur në Jugperëndim të kontinentit duke u shtrirë deri në Ballkan.

Konkretisht vendet Nordike dhe ishujt Britanike kanë vijuar me vranësira dhe shira të konsiderueshëm ku më problematike situata është paraqitur në Britani.

Po ashtu me vranësira dhe shira në formë rrebeshi janë dominuar Europa jugperëndimore, Pellgu i Mesdheut dhe i gjithë Ballkani, por në këto zona problematike kanë qenë temperaturat e larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike rrezikojnë reshje shiu, shkarkesa rrufesh

- Portugalia, Spanja alarmojnë stuhi me rrufe dhe dallgë

- Skandinavia alarmon stuhi të forta ere, shira intensiv

a.y/NOA

KOMENTE