Beograd, 28 maj 2011, NOA- Partia Radikale Serbe pritet të nisë protestat për arrestimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç.
Kjo parti, e cilësuar si një parti ultra-nacionaliste e cila mësohet tu ketë bërë thirrje përkrahësve të saj të protestojnë kundër arrestimit të Ratko Mlladiçit.
Protesta pritet të mbahet ditën e nesërme para selisë së Asamblesë Kombëtare në Beograd për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj arrestimit të Mlladiçit që ata e cilësojnë si tradhëti.
Ndërkaq arrestimi i Mlladiç është përshëndetur nga gjithë faktori ndërkombëtar duke u cilësuar si një hap pozitiv i bërë nga Serbia.
a.y/NOA