Tiranë, 28 maj 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 28 Maj 2011.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor: “Të hapen 26 kuti, PD kërkesë në KQZ si PS në zgjedhjet e 20009”, duke sqaruar më tej kërkesën e Partisë Demokratike për numërimin e fletëve të cilësuara si të pavlefshme.
“Presidenti Topi darkë pune me Presidentin Obama”, ku i referohet takimit të kreut të shtetit në samitin e mbajtur në Varshavë mes liderëve botërorë.
E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin “Dy hapa para një hap mbrapa, PS në Kolegj ndryshon padi, PD në KQZ të hapen 26 kuti”, ku vijohet me kërkesën për konsiderimin e 403 votave që ndodhen në këto kuti.
Një tjetër shkrim i kësaj gazete është: “Bamir Topi në Varshavë takon Obamën dhe Presidenten e Kosovës”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me shkrimin kryesor: “Thirrjet për revolta, BE, shuplakë Edi Ramës”, ku jepen deklaratat e kreut të delegacionit për Ballkanin, Eduard Kukan dhe qëndrimet e tij për situatën paszgjedhore në vend.
Më tej kjo e përditshme vijon me titullin: “Ankesa e PD, KQZ të verifikojë votat e kontestuara. PS tërheq ankesën në Kolegj”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor: “Hileja e KQZ rrezikoi padinë e PS në Kolegj”.
Më tej kjo gazetë vijon me shkrimin, “Pëllumbi: Rrahja në ‘96, Berisha s’ ndryshon”, ku jepet intervista e profesorit të socialistëve Servet Pëllumbi.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor: “Venecia ekspertë për Kolegji. Komisioni ndihmë për boshllëkun ligjor”, ku më tej jepet edhe animimi i bërë nga Partia Demokratike në KQZ, për hapjen e kutive me vota të panumëruara.
Një tjetër artikull i kësaj të përditshme është intervista e përfaqësuesit të BE Eduard Kukan ku thuhet: “Kukan: KQZ prishi integritetin e procesit zgjedhor në vend”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.y/NOA