English

Plagosën dy persona, kërkohen dy djem nga Saranda

Sarandë, 28 maj 2011. NOA- Dy djem nga qyteti i Sarandës po hetohen nga drejtësia, duke u ndjekur penalisht të akuzuar për plagosje me dashje.

Romeo Laze, 22 vjeç dhe Fabjon Laze, 25 vjeç, të dy nga Sarandë, pasditen e djeshme gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me mjete të forta dy persona.

Të plagosurit për shkak të plagëve të marra janë nisur drejt Tiranës, ku dhe po marrin ndihmën mjekësore, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dhe mbajnë inicialet L. A., 32 vjeç dhe P. A., 30 vjeç.

Romeo e Fabjon Laze, deri më tani i janë fshehur uniformave blu, por nga ana e policisë por hetohet veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.

a.y/NOA

KOMENTE