English

Reynalds: Pas Scarlett nuk ka më martesë

E shtunë, 28 maj 2011, NOA- Ish-bashkëshorti i Scarlett Johansson, Ryan Reynolds deklaron se pas divorcit me të nuk mendon të martohet sërish.

“Çdo njeri që divorcohet ndjen dhimbje, por koha shëron gjithçka, ende nuk e kam kaluar zhgënjimin. Nuk besoj se do të martohem sërish”, është shprehur Reynalds.

Lidhur me deklaratat e mediave dhe ato që janë përfolur në shtyp, 34 vjeçari shprehet se, ashtu sikurse mediat nuk ishin të ftuara në martesë, sigurisht nuk janë të ftuara as në divorc.

Ryan Reynolds dhe Scarlett Johansson u martuan në dhjetor të vitit 2008 dhe u ndanë në dhjetorin e kaluar, vetëm 2 vjet më pas.

a.y/NOA

KOMENTE