Shkup, 28 maj 2011, NOA- Rroga mujore neto sipas Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) në Maqedoni, gjatë muajit mars të këtij viti ka qenë 344 euro dhe në krahasim me marsin e vitit të kaluar ka rritje prej 1,2 për qind.
Rritja ka të bëjë me rritjen e rrogës së të punësuarve në sektorin e veprimtarive shërbyese për 19,8 për qind, në art, argëtim për 7,9 për qind si dhe informacione dhe komunikim për 5,6 për qind.
Rritja më e madhe e rrogave neto në raport me muajin e kaluar është shënuar në sektorin "tregti me shumicë dhe tregti me pakicë". Sipas ESHS-së, gjatë muajit mars të këtij viti 1,9 për qind e të punësuarve nuk kanë pranuar rroga në Maqedoni.
(INA)/NOA