English

Shkodër, pranga 28 vjeçarit, mbante pa leje armë dhe municione

Shkodër, 28 maj 2011, NOA- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 28 vjeçar të akuzuar për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve.

I ndaluari i cili mban emrin Nikoll Ndreca, u vu në pranga në flagrancë gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Hajmel, të rrethit Shkodër.

Policia e këtij qyteti zhvilloi një kontroll në banesën e tij pas informacioneve të marra për këtë shtetas, ku iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy pushkë model 63 si dhe 3 krehra me nga 20 fishekë secili, te cilat Ndreca i mbante pa leje.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet ndaj 28 vjeçarit për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”.

a.y/NOA

KOMENTE