Beograd, 28 maj 2011, NOA- Presidenti serb Boris Tadiç, deklaron se pas arrestimit të kriminelit të luftës Ratko Mlladiç, do të vijojnë hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.
Gjatë fjalës së tij ai tha se, “Pas arrestimit të Ratko Mlladic, autoritetet do të vijojnë hetimet për të identifikuar të gjithë personat që e ndihmuan gjeneralin t’i fshihej drejtësisë ndërkombëtare për 16 vjet me radhë”.
Tadiç deklaroi se, hetimi do të shtrihet thellësisht tek forcat e armatosura dhe policia serbe për të identifikuar personat që ndihmuan në fshehjen e tij.
Mlladiç akuzohet për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 ku u vranë 8 000 burra e gra muslimanë të Bosnjes e Hercegovinës.
a.y/NOA