Londër, 28 maj 2011, NOA – Pas pjesëmarrjes në takimin e 17-të të Presidentëve të Evropës Qendrore në Varshavë ku u ndanë përvojat e ndryshme të demokratizimit të vendeve, Presidenti i Republikës, Bamir Topi fluturoi sot drejt kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar, Londër.
Presidenti Topi do të ndjekë finalen e Ligës së Kampionëve 2010-11 në Stadiumin e famshëm “Wembleyi” të Londrës.
Kreu i Shtetit së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, janë të ftuarit e nderit të Presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, për të ndjekur Live ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve 2010-2011, mes Barcelonës dhe Manchester United.
Ndeshja e madhe e Champions League nis në orën 20:45.
Atmosferës së zjarrtë të stadiumit britanik nuk do t’i mungojë një nga tifozët më të shquar shqiptar të futbollit siç është ish-futbollisti i Tiranës sot Presidenti i Republikës Bamir Topi.
mit/NOA