English

4 të vrarë në protestat antiqeveritare në Siri

Talbiseh, 29 maj 2011, NOA - Forcat siriane të sigurisë kanë vrarë sot 4 persona gjatë protestave antiqeveritare në Sirinë Qendrore. Dhjetra të tjerë janë plagosur, ndërsa ushtria ka shtuar patrullimin e saj në rrugët e vendit me qëllim shuarjen e revoltave.

“Forcat e sigurisë qëlluan kundrejt protestuesve me armë të rënda dhe të lehta në qytetet Talbiseh dhe Rastan si dhe në disa fshatra rreth krahinës Homs”, deklaroi një prej protestuesve për agjencinë Reuiters, në kohën që protestat antiqeveritare kanë hyrë në javën e 10-të.

Në qytetin Talbiseh me rreth 60 mijë banorë forcat e sigurisë kanë nisur një operacion për kontrollin shtëpi më shtëpi, ndërsa kanë bërë dhjetra arrestime.

“Ata që kanë tentuar të largohen nga qyteti janë ndeshur me breshërinë e armëve”, tha një dëshmitar në vendngjarje.

Talbiseh është qyteti i tretë më i madh në vend, 10 kilometra nga krahina veriore Homs. Në këtë qytet protestuesit kanë populluar prej javësh sheshin qendror duke bërë një rezistencë të ngjashme me atë në Tunizi dhe Egjipt.

mit/NOA

KOMENTE