“Që nesër edhe Prokuroria do disponojë të gjithë të vërtetën e këtij kanibalizmi elektoral”, kështu është shprehur sot gjatë një prononcimi për mediat, Megi Ajtyresa, duke theksuar se kusarët e votave janë të kapur me prova tronditëse që flasin vetë.
Më tutje ajo nënvizoi se humbësit do përballen me popullin sovran jo vetëm si humbës po dhe si shkelës të dhunshëm të vullnetit të popullit.