Torino, 29 Maj NOA - Ndërkohë që të gjithë janë përqendruar në marrëveshjen që mund të sjellë Agueron në Torino (shfaqje interesi por një klauzolë prej 45 milionë euro), drejtuesit e Juventusit kanë përshpejtuar tratativën për Gokhan Inler.
Mesfushori i Udinezes, fillimisht ishte i premtuar për Napolin dhe këtë fakt e ka bërë të ditur vetë presidenti i Udinezes, Pozzo, por me sa duket Juventusi ka arritur një akord.
Marrëveshja është arritur me lojtarin zviceran, ku flitet për një kontratë 4-vjeçare prej 2.5 milionë eurosh në sezon.
Javën e ardhshme është në program takimi me drejtuesit e klubit friulan, ku do të jepet dhe vendimi përfundimtar në lidhje me këtë marrëveshje.
r.b/NOA