English

Amy Winehouse sërish në qendër detoksikimi

Londër, 29 maj 2011, NOA - Amy Winehouse e ka të vështirë të shkëputet nga veset e saj. Këngëtarja e njohur britanike u dërgua në një klinikë detoksikimi pak ditë para koncertit të saj në kryeqytetin grek, në Athinë.

Winehouse kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, nga i cili duket se ka krijuar varësi të plotë.

Por, duhet thënë se këngëtarja britanike është paciente e rregullt e klinikave të detoksikimit.

Sipas të përditshmeve britanike, Amy Winehouse jo vetëm që u paraqit në një klinikë në Londër, por rrugës duke shkuar kishte blerë një shishe vodka, të cilën e konsumoi deri sa mbërriti në qendrën e detoksikimit.

“U shokova kur e pashë të blinte vodka që në mëngjes herët dhe për më tepër u shokova dyfish kur e pashë sesi e ktheu me eks...Dukej si e trullosur dhe nuk kishte shumë ekuilibër”, tha një dëshmitar për të përditshmet britanike.

Më pas Winehouse u fut në një parukeri ku edhe volli, pasi kishte konsumuar një shishe votka që në mëngjes herët.

Hyrjen e saj në qendrën e detoksikimit “Priory” në Londër e konfirmoi njëri prej drejtuesve kryesorë të stafit të këngëtares.

Pavarësisht gjendjes, në të cilën ndodhet, Amy Winehouse dhe stafi i saj nuk ka folur për asnjë anullim të koncerteve të saj.

mit/NOA

KOMENTE