SHBA, 29 maj, NOA – Stuhitë dhe tornadot që kanë përfshirë javët e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë dhe fenomene të çuditshme atmosferike. Në foto shihet breshëri më i madh që është regjistruar gjatë kohëve të fundit. Dimensionet e kokrrës së breshrit janë të ngjashme me ato të një pjepri normal.
Një fenomen i tillë është parë para nisjes së stuhive apo tornadove. Tornadot kanë qenë më të rënda në shtetin e Mizurit. Zyrtarët thonë se 100 vetë ende figurojnë të zhdukur në qytetin Xhoplin. Ndërsa janë raportuar 142 të vdekur.
a.k/NOA