E tmerrshme dhe e trishtë. Gjatë një sulmi të NATO-s në provincën jugore të Afganistanit Helmand, sipas të dhënave të qeverisë lokale kanë gjetur vdekjen 14 civilë. Ndër viktimat, sipas autoriteteve janë dymbëdhjetë fëmijë.
Siç njoftoi një zëdhënës i qeverisë së provincës, trupat e SHBA-së janë qëlluar në distriktin Navzad prej luftëtarëve talibanë dhe kanë kërkuar mbrojtje nga ajri.
Si rrjedhojë janë bombarduar shtëpi me civilë. Presidenti afgan Hamid Karsai i kritikoi ashpër sulmet nga ajri, që patën si pasojë viktima në radhët e popullsisë civile.
Ai kishte udhëzuar që sulmet e trupave të huaja duhet të koordinohen gjithmonë me afganët.
Përveç kësaj nëse kryhen sulme gjatë natës, atëherë ato duhet të realizohen vetëm nga ushtarët vendas.