Prishtinë, 29 maj - Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX është pajisur me gjashtë automjetet të blinduara të porositura nga Kroacia.
Dy nga automjetet e blinduara të tipit LOV 4×4 Torpedo T-1 gjenden në Kosovë pranë trupave paqeruajtëse kroate, ndërsa katër të tjera do vijnë javën e ardhshme. Kjo blerje është bërë sipas një marrëveshjeje midis EULEX-it dhe qeverisë kroate, raportojnë mediat kroate.
Qeveria kroate ka miratuar dhe pranuar ofertën, pas një mbledhje e cila u mbajt me dyer të mbyllura një muaj më parë. EULEX-i ka kërkuar këto mjete të blinduara për të mundësuar vazhdimin e misionit te tyre pa pengesa.
Automjetet e blinduara ishin dikur pronë e ish-ushtrisë jugosllave, ndërsa gjatë luftës në Kroaci, forcat kroate kishin arritur t’i konfiskojnë ato.
NOA