Teheran, 29 maj 2011, NOA - Lideri fetar dhe shpirtëror i iranianëve Ayatollah Khomeini shprehu sot mbështetjen e tij ndaj qeverisë së kryeministrit Mahmud Ahmadinexhad.
“Përbërja e saj është cilësore dhe e përshtatshme për të udhëhequr Iranin”, u shpreh Khomeini.
Ai kërkoi dhënien fund të krizës që ka mbërthyer prej më shumë se 1 muaj mazhorancën qeverisëse të udhëhequr nga Ahmadinexhad.
Në fjalimin e mbajtur në parlament Khomeini tha se përbërja e qeverisë së re është e mirë dhe premtuese për të ardhmen e Iranit.
Duke komentuar kritikat që i janë bërë qeverisë së Ahmadinexhad nga një pjesë e mazhorancës, Khomeini u përgjigj se është i ndërgjegjshëm për problemet dhe dobësitë që ka shfaqur qeverisja e kryeministrit iranian.
“Por qeveria dhe parlamenti duhet të bashkëpunojnë”, u shpreh Khomeini duke shtuar se bashkëpunimi mes qeverisë dhe parlamentit është diçka e domosdoshme për vendin.
mit/NOA