Mediat lokale thonë se shteti konservator katolik i Maltës ka votuar në favor të legalizimit të shkurorëzimit.
Kryeministri Laurenc Gonzi, që ka bërë fushatë kundër iniciativës, është cituar duke thënë se ai do e respektojë dëshirën e popullit dhe do të punojë për implementimin e legjislacionit.
Banorët e ishullit mesdhetar votuan në referendumin i cili nuk ishte obligativ të shtunën, ndërsa rezultatet e para të pakonfirmuara tregojnë se mbi 50 % e tyre kanë votuar në favor të divorcit.
Malta është një nga dy shtetet e vetme në botë që e ndalon divorcin, ndërsa vendi tjetër është Filipinet. Në Maltë, edhe abortimi është i ndaluar. /RFE/