Milano, 29 Maj NOA - Pasi kanë braktisur pistën Hamsik, që Berluskoni premtoi se do ta marrte nga Napoli, Mialni është sërish në kërkim të një mesfushori trekuartist.
Në këtë situa drejtuesit kuq e zinj duhet thënë se nuk po tregohen shumë të mistershëm, pasi kanë bërë të ditur se objektivi kryesor i tyre është Ganso, për të cilin Galliani ka në program një takim në Brazil.
Megjithatë, ndërkohë administratori i përgjithshëm i Mialnit do të shfrytëzojë dhe tratativat e mundshme respektivisht me Arsenal dhe Tottenham për Fabregas dhe Van der Vaart, dy lojtarë që pëlqehen shumë nga kuq e zinjtë.
r.b/NOA