Tiranë, 29 maj 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 29 Maj 2011.
Gazeta "Shekulli" ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Dosja e Prokurorisë për Emin, skandal”, i cili pasqyron fakte se Prokuroria e ka dërguar dosjen e vrasjes së këngëtares në gjykatë me akuzën “vrasje nga pakujdesia”.
Disa tituj të tjerë janë; “Kamerat në Kuvend; Zbulohet procesverbali i seancës së 23 shkurtit”, “Wikileaks; Konflikti Greqi- Turqi për detin dhe Shqipëria”.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Ruçi: 357 copë fletë tepër, PS djeg afatet e ankimimit”, i cili flet për deklaratat e bëra dje nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “21 janari”, dështon ekspertiza për plumbin e Aleks Nikës”, “Gjykata rrëzon padinë e Pangos për Prokurorinë”, “ Urdhër-arresti për këngëtarin Stresi, i vuri gjobë regjisorit Leonard Bombaj për një femër”.
E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Juristët kundër ‘Venecias’”, i cili pasqyron deklaratat e juristëve Luan Omari dhe Fehmi Avdiu në lidhje me marrjen e mendimit të Komisionit të Venecias për zgjedhjet në Tiranë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Vdekja e shtatzënës; Familjarët: Mjekët fajtorë për vrasje të dyfishtë”, “Cilësia e bukës, kontroll 225 furrave”, “Nis sezoni turistik, inspektorët e higjienës ‘mësyjnë’ tek pishinat”.
E përditshmja “Koha Jonë” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Rama rikthen akuzat për komisionerët e PS”, i cili flet për deklaratat e djeshme të kreut të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi. Disa tituj të tjerë janë; “Braça kurorëzohet mbretëresha e Europës”, “Aleanca Kuq e Zi: Greqia të ndalë shantazhet”, “Gara për punonjës policie, emrat e 224 fituesve”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA