English

Peticioni i Aleancës Kuq e Zi firmoset në Gjirokastër

Gjirokastër, 29 maj, NOA – Qytetarët e Gjirokastrës i janë bashkuar sot nismës së Aleancës Kuq e Zi për firmosjen e peticionit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Në qendër të qytetit është ngritur stenda e Aleancës, ku qytetarë të ndryshëm janë informuar mbi nismën dhe kanë firmosur peticionin. Aktiviteti i Aleancës Kuq e Zi në këtë qytet vjen dy ditë pas reagimeve të shoqatës së minoritetit grek OMONIA, e cila kundërshtoi modelin e ri të certifikatave që është miratuar nga ana e qeverisë. Në këtë model nuk pasqyrohet tek të dhënat e individit kombësia. Ndërkohë që për këtë arsye, Konsullata Greke në Gjirokastër nuk i ka pranuar qytetarët që kanë shkuar për të aplikuar për dokumente.

Drejtues të Aleancës Kuq e Zi thanë sot gjatë takimit në Gjirokastër se “askush nuk mund të shantazhojë Shqipërinë”.

a.k/NOA

KOMENTE