Tbilisi, 29 maj - Sergei Bagapsh, presidenti i Abkazisë, rajon separatist filorus i Gjeorgjisë, ka ndërruar jetë në një spital të Moskës për shkak të një komplikacioni gjatë një operacioni në mushkëri.
Bagapsh ishte 62-vjeç dhe ishte president i Abkhazisë prej 5 vitesh. “Ky është një lajm i papritur”, u shpreh zëdhënësi i parlamentit abkaz për televizionin shtetëror. Mediat ruse e përshkruajnë atë si një prej liderëve reformator dhe bashkëpunues për konfliktin me Gjeorgjinë.
a.k/NOA