Muai, 29 Maj NOA - Pushime super luksoze që i kanë kushtuar 10 mijë dollarë për çdo natë Justin Bieber dhe të fejuarën së tij Selena Gomez, yllit të ri të Disney, të cilët i kanë lejuar vetes disa ditë relaksim në Maui të Hawaii.
Të dy adoleshentët janë fotografuar në plazh, ku Selena është paraqitur me një bikini në ngjyrë rozë dhe si gjithmonë tepër të dashuruar me njëri tjetrin dhe gjithçka duhet thënë se është tërësisht pa kontrollin e prindërve.
Justin është ende një minoren dhe si rrjedhojë duhet të jetë nën kontrollin e prindërve të tij, por ata kanë marrë një vendim unanim që ta lënë atë në “lirinë” e tij, të kalojë një kohë sa më të bukur me Selenën, mes lojërave në det dhe përkëdheljeve.
r.b/NOA