English

Sot protesta pro Mlladiçit në Beograd, shqetësohen autoritetet

Beograd, (Serbi), 29 maj, NOA - Autoritetet serbe thonë se e kanë rritur nivelin e sigurisë që të përballojnë shqetësime të mundshme gjatë një proteste që do mbahet sot, kundër arrestimit të të dyshuarit për krime lufte në Bosnje, Ratko Mlladiç.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se po rriten masat e sigurisë para një proteste të një grupi të ekstremistëve të djathtë.

Avokati i Mlladiçit, Millosh Shaljiç, ka thënë se Mlladiçi iu ka kërkuar përkrahësve të tij që të qëndrojnë të qetë dhe paqësor.

Mlladiçi akuzohet se ka qenë hartuesi i planit për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, dhe krimeve të tjera gjatë luftës së Bosnjës, gjatë viteve 1992 – 1995. Ai u arrestua të enjten më 26 maj. Momentalisht po mbahet në një burg të Beogradit, duke pritur transferimin për në burgun e Tribunalit të Hagës, ku do të përballet me akuzat për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

NOA/RFE

KOMENTE