Korçë, 29 maj 2011, NOA – Një ngjarje e rëndë ka tronditur studentët e konviktit në qytetin e Korçës, ku një studente nga Pogradeci i ka dhënë fund jetës së saj.
Bëhet fjalë për 19-vjeçaren me iniciale Z.B., e cila u hodh sot pasdreke nga kati i katërt i konviktit të vajzave në Korçë.
Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po marrin në pyetje dëshmitarët e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vetëvrasjes.
Policia ende nuk ka një version për shkaqet e që e shtynë studenten drejt vetëvrasjes, por ajo po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Sipas policisë 19-vjeçarja e vetëvrarë ishte nga fshati Radokal i Pogradecit, dhe studionte në Universitetin “Fan Noli” të Korçës.
Viktima është dërguar tashmë në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të vijnë edhe familjarët e saj.
mit/NOA