Berlin, 29 maj, NOA - Si pasojë e një sulmi kamikaz në veri ta Afganistanit janë vrarë të paktën dy ushtarë gjermanë dhe katër afganë. Pesë ushtarë të tjerë gjermanë janë plagosur, në atentatin e kryer në godinën e guvernatorit në Talokan.
Ndër ta është edhe komandanti i trupave të atjeshme të NATO-s, gjenerali Markus Kneip. Ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maizière tha se Gjermania do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Afganistanin.
"Këta atentatorë dhe ata që u kanë dhënë urdhërat janë vrasës kriminelë dhe vrarës të procesit paqësor dhe të zhvillimit në Afganistan. Ata nuk do ta kenë fjalën e fundit, sepse ne nuk do të heqim dorë nga rruga e partneritetit", tha Thomas de Maizière. Ndërsa kancelarja Angela Merkel foli për një akt të dëshpëruar të talibanëve radikalë. Prej fillimit të misionit të Bundesverit në Afganistan në vitin 2002 deri më sot, në kë mision janë vrarë 33 ushtarë gjermanë.
NOA/DV