English

Arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

Shkodër, 30 maj 2011, NOA – Uniformat blu të qytetit të Shkodrës arrestuan në flagrancë në orët e vona të së dielës një 19-vjeçar që po vidhte materiale bakri në një pronë private.

I arrestuari është Klaudio Gjoni, banues në lagjen “Skanderbeg” në Shkodër.

19-vjeçari u kap duke vjedhur sasinë e materialeve të bakrit në një banesë private në lagjen “Vojo Kushi” të qytetit.

Klaudio Gjoni do të ndiqet penalisht nga prokuroria e Shkodrës për vjedhje.

mit/NOA

KOMENTE