English

Avokati: Mlladiç nuk do jetë i gjallë deri në procesin e Hagës

Beograd, 30 maj, NOA - Avokati mbrojtës i Ratko Mlladiçit, ka thënë se ish gjenerali i serbëve të Bosnjës, është aq i sëmurë sa nuk do arrijë të jetë i gjallë deri në nisjen e procesit gjyqësor ndaj tij.

Avokati Millosh Shaljiç, gjithashtu kërkojë që një grup i mjekëve ta ekzaminojnë 69 vjeçarin, Mlladiç.

“Ne kemi kërkuar një kardiolog, një psikiatër, një neurolog, një gastroenterologjist dhe një otroped ta ekzaminojë Mlladiçin, dhe gjithashtu kemi kërkuar mjekë që do t’i ndihmonin atij me problemet që ka me dëgjimin, të shikuarit dhe të ecurit”, tha avokati Shaljiç.

Mjekët e qeverisë së Serbisë tashmë kanë vlerësuar se ai do të jetë në gjendje që ta përballojë ekstradimin për në Tribunalin e Hagës, ku do përballet me akuzat për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Avokati mbrojtës i Mlladiçit ka thënë se gjatë ditës së sotme, ai do e parashtrojë një kërkesë për apelimin e vendimit, që do e trasnferonte Mlladiçin për në Hagë.

NOA/RFE

KOMENTE