Spanjë, 30 maj NOA - Barcelona, e cila sapo është kurorëzuar si mbretëresha e Evropës, ka në mendje një goditje në merkato për të celebruar në mënyrën më të mirë fitimin e Ligës së Kampionëve.
Objektivi mban emrin e Cecs Fabregas, një dëshirë e vjetër e spanjollëve që këtë herë me sa duket është shumë pranë realizimit.
Sipas të përditshmes britanike Daily Mail, drejtuesit e klubit katalanas kanë përgatitur një ofertë prej 30 milionë sterlinash në drejtim të Arsenalit dhe kjo vetëm për të siguruar shërbimet e mesfushorit të tyre të talentuar.
r.b/NOA