Tiranë, 30 maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, se qeveria do të marrë shumë shpejt vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve. “Qeveria po përgatit paketën e rritjes së rrogave dhe pensioneve. Rritja e rrogave dhe pensioneve ka qenë shtyllë më kryesore e kësaj mazhorance që nga ardhja e saj në pushtet nga viti 2005. Rritja e rrogave dhe pensioneve dhe ndihmës ekonomike përbën shtyllën kryesore të programit të PD dhe të aleatëve të saj, si dhe paqen e njerëzishme dhe fytyrën njerëzore të sistemit që ne ndërtojmë”, tha kreu i mazhorancës.
Para deputetëve të PD-së, Berisha u shpreh se që nga viti 2005 kjo mazhoranca ka pasur objektivat më ambiciozë në historinë e këtij vendi për rritjen e të ardhurave.
“Në vitin 2005 ne gjetën një sistem rrogash dhe pensionesh ndër më të papërshtatshmit për qytetarët shqiptarë. Gjetëm pensionet e fshatit me 35 mijë lekë të vjetra”, tha Berisha.
a.k/NOA (vijon...)