English

Grabitën celularët në palestër, hetim tre adoleshentëve

Tiranë, 30 maj, NOA – Për tre adoleshentë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, pasi akuzohen për vjedhje. Të rinjtë me inicialet; F.N, 16 vjeç, E.Gj, 16 vjeç,

dhe A.Q, 16 vjeç, të tre banues në Tiranë, kanë grabitur telefonat e disa nxënësve në shkollën “Ismail Qemali”.

Sipas policisë, tre adoleshentët kanë hyrë në në dhomën e zhveshjes së fiskulturës dhe kanë marrë disa aparate celularë.

tre adoleshentët akuzohen për veprën penale të vjedhjes të realizuar në bashkëpunim.

a.k/NOA

KOMENTE