English

Grabiti me dhunë një person, arrestohet 45-vjeçari

Vlorë, 30 maj, NOA – Një 45-vjeçar është arrestuar dje nga policia e Vlorës pasi dyshohet sy autor i grabitjes së një shtetasi me dhunë. Personi i arrestuar është Altin Mitat Shehaj, lindur dhe banues në fshatin Gumenicë të Rrethit Vlorë.

Dyshohet se Shehaj, në bashkëpunim me Gjovalin Fran Lekgegaj, 39-vjeç lindur dhe banues në Perlat Epër të Mirditës, si dhe një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë personin me inicialet L.L., vjeç 26, lindur në Përrenjas dhe banues në Panjë të Rrethit Librazhd.

Tre personat i kanë marrë 26-vjeçarit sendet personale që i kishte me vete si; një aparat celular, një unazë, një varëse dhe një byrzylyk.

Arrestimi i Shehajt u bë dje rreth orës 20:00, mbas një pune hetimore një javore nga strukturat e policisë.

Ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në grabitje.

a.k/NOA

KOMENTE