English

Hoxhaj vizitë zyrtare në Paris

Prishtinë, 30 maj 2011, NOA – Kryediplomati i Kosovës Enver Hoxhaj do të nisë nesër një vizitë dyditore në Francë. Gjatë qëndrimit dyditësh në Paris, Ministri Hoxhaj do të ketë takime me përfaqësues të lartë të shtetit francez.

Ai do të marrë pjesë në disa aktivitete të institucioneve shtetërore franceze dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës do të zhvillojë një takim të veçantë edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane të Francës, Alain Juppé.

Gjithashtu Hoxhaj do të marrë pjesë në një takim të Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë Nacionale të Francës, si dhe do të takohet me ambasadorë të shteteve të tjera, të akredituar në Francë dhe në UNESCO.

Ndërkohë, ministri Hoxhaj do të marrë pjesë edhe në një Konferencë të Institutit Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare (IFRI).

mit/NOA

KOMENTE