Lushnje, 30 maj, NOA – Pas katër vitesh policia shqiptare ka arritur të vërë në pranga një të kërkuar na drejtësia italiane për trafik ndërkombëtarë droge. Gazmir Nuredin Buli (Dalipi), është emri i personit të arrestuar nga policia. 39-vjeçari është dënuar nga gjykata italiane në vitin 2007 për trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.
Gjykata e Shkallës së Parë në Milano të Italisë e ka dënuar atë e me 7 vjet,1 muaj e 5 ditë burg.
Operacioni i policisë së Lushnjes, i koduar me emrin “Emigranti”, ka nisur prej disa ditësh dhe është finalizuar ditën e sotme.
Materialet proceduriale në ngarkim të 39-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Lushnjës për veprime të mëtejshme.
a.k/NOA