English

KQZ shqyrton sot ankesat e PS dhe PD

Tiranë, 30 maj, NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot për ankesat e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet në Tiranë. Në orën 09:30 është lajmëruar mbledhja e komisionit ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për pavlefshmëri të rezultatit të shpallur nga KQ-ja pas datës 14 maj dhe ajo e PD për numërimin të votave të kontestuara.

Më konkretisht, Partia Socialiste ka depozituar në KQZ dy kërkesa ankimore. Kërkesa e parë ka të bëjë me kundërshtimin e vendimit nr. 710 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me miratimin e tabelës së KZAZ-së Nr. 49, që i përket Njësisë Bashkiake Nr. 5, ku kërkohet pavlefshmëria e vendimeve të marra nga KQZ, për ndryshimin e tabelave të rezultateve të kësaj qendre votimi.

Ndërsa kërkesa e dytë kundërshton vendimin Nr. 711, i marr në datën 23 maj nga KQZ-ku u shpall rezultati për Bashkinë e Tiranës, pas numërimit të votave të gjetura në kutitë e gabuara. Sipas PS ky vendim është marrë në shkelje flagrante të ligjit dhe në tejkalim të kompetencave të KQZ-së.

Ndërsa Partia Demokratike kërkon që në rezultat të përfshihen të gjitha votat e kontestuara në procesin e numërimit.

a.k/NOA

KOMENTE