Zvicër, 30 maj, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare nga Maqedonia me banim në qytetin Einsiedeln të kantonit Schvyz në Zvicër. Policia zvicerane bëri të ditur se një person nga Maqedonia, me kombësi shqiptare, Gani Leskovica ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten dhe vajzën e tij, Gjyle Leskovica. Emri i bashkëshortes nuk është bërë ende i ditur.
56 vjeçari ka vrarë gruan e tij 48 vjeçare dhe vajzën e tij 24 vjeçare rreth orës 22:30, pas një zënke paraprake që kishte shpërthyer midis tyre. Vajza ka ndërruar jetë menjëherë në banesë, ndërsa bashkëshortja ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, pas plagëve të marra në organet kryesore.
Vrasësi menjëherë është ndaluar nga policia dhe se ndaj tij është marrë masa e paraburgimit.
Motivi i vrasjes duket se ka qenë lidhja e dashurisë së vajzës 24 vjeçare, Gjyle Leskovica ka bërë që babai i saj Gani Leskovica ta vrasë atë dhe nënën e saj, të shtunën në mbrëmje në qytetin Einsiedeln të Zvicrës.
Gazeta zvicerane “Blick” sjellë detaje nga tragjedia në familjare shqiptare nga Maqedonia. Gazeta përshkruan se si u vra nga dora e babait studentja e shkëlqyer në Universitetin e Luzernit, e cila ëndërronte të bëhej pedagoge, një vajzë e bukur që ëndërronte jetë normale dhe me dashuri.
NOA/INA