English

Mashtrimi me dokumentet e kredisë, arrestohet 38-vjeçarja

Tiranë, 30 maj, NOA – Mashtrimi me dokumentet e kredisë i ka kushtuar një 38-vjeçarje një vit burg dhe 300 mijë lekë gjobë. Bëhet fjalë për 38-vjeçaren Alketa Petrit Naçollari, banuese Tiranë.

Naçollari është ndaluar nga Policia pasi në adresë të saj ekzistonte një vendim i gjykatës. Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, me vendim të formës prerë, më datën 6 prill të vitit 2010, e ka dënuar atë me 1 vit heqje lirie si dhe gjobë në masën prej 300 000 lekësh, për konsumim të veprës penale të “Mashtrimit në kredi” dhe “fallsifikimi i dokumenteve”.

Dy ditë më parë urdhri për ndalimin e saj është zbatuar nga specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar.

a.k/NOA

KOMENTE