English

Një i vdekur e 3 të plagosur në Lezhë-Laç, shkak punimet dhe shpejtësia

Lezhë, 30 Maj 2011 NOA/ Ardian Bushi - Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e sotme, në vendin e quajtur kryqëzimi i rrugës së “Kombit” me superstradën Lezhë-Laç duke shkaktuar një të vdekur dhe tre të plagosur.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton nga vendngjarja se në orën 21.45 të së Dielës, një autoveturë tip Benz me targe TR 3811 R me drejtues 38 vjeçarin Orion Irakli Pina nga Durrësi, është përplasur me një mjetë tip BMW me targe Sh 8967 E, me drejtues 25 vjeçarin Edison Çela, nga Shkodra.

Sikundër shihni dhe në foton makinën e dëmtuar, aksidenti ishte fatal dhe si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen në vend, i riu Orion Pina.

Ndërsa janë plagosur rëndë drejtuesi i BMV Edison Çela, si dhe pasagjerët që udhëtonin me të, 22 vjeçari Xhulio Kasneci dhe 23 vjeçari Gjergj Kasneci.

Të plagosurit janë dërguar dhe ndodhen ne Spitalin Ushtarak Tirane, ku paraprakisht mjekët thonë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit policia ka mbërritur pa vonesë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e kryera rezulton se kryqëzimi i autostradës Fushë Krujë – Lezhë me autostradën Milot – Kukës është ende në proces pune dhe punimet nuk janë kryer plotësisht.

Drejtuesit e dy mjeteve kanë qenë me shpejtësi të madhe, nuk kanë arritur të kontrollojnë drejtimin e mjeteve pasi kalimi nga rruga me katër krosi në një rrugë më të ngushtë, në mënyrë të menjëhershme nuk i ka lënë atyre kohë për të manovruar.

a.b/e.t/NOA

KOMENTE